Zotërim
27 nëntor 2025
| 08:08
Poezi nga: Takaaki Yoshimoto
Përktheu: Maksim Rakipaj
Fjalët tona janë magjepsëse.
Sapo themi “mish”,
pas tokës ngërthehemi.
Themi “shpirt”
dhe jemi në fluturim.
Shpirtërat tanë i përkasin
rëndesës dhe pluskimit,
dyshimit dhe frymëzimit.
Bota u krijua nga detyrimi,
shkaqet dhe lajthitjet,
por sigurisht, një kaltërsi të njëjtë
me atë të qiellit,
brenda kafkave e kemi.
Përndryshe,
mbi dy këmbë të brishta,
si mund të kalërojmë mbi flatra
duke zotëruar vende
pafundsisht të larta?



