Anëtarja e Lidhjes Demokratike, Janina Ymeri tha në “Rubikon” se energjia elektrike që do të furnizojë vendin në Ditën e Flamurit ka origjinë nga Serbia.
Sipas Ymerit, edhe pse publikisht thuhet se Kosova nuk ka shkëmbime tregtare të energjisë me Serbinë, realiteti në Dogana tregon tjetër gjë.
Ajo shpjegoi se rryma shpesh hyn në Kosovë përmes lidhjeve interkonektive me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, por burimi mbetet i njëjtë.
“Nesër si edhe shumë ditëve tjera rryma vjen nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shumicën e herëve për shkak se me Serbinë nuk kemi shkëmbime tregtare, thuhet që nuk kemi në fakt në Doganë figuron edhe Serbia. Nesër më 28 Nëntor rryma vjen prapë nga Vuk Hamoviq ose kompania e tij “EFTE””, tha Ymeri.