Nesër sërish protestohet në shesh, sytë kah ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara

25 shtator 2026 | 23:40

Nesër do të ketë sërish protestë në sheshin qendror të Prishtinës.

Pas shiut të sotëm që nuk ndali turmën, edhe nesër do të kërkohet ajo që tashmë është bërë e qartë – liria e çlirimtarëve.

Platforma “Liria Ka Emër” veçse ka dalë me kërkesa konkrete për institucionet.

Bashkë me mijëra qytetarë, thirrja që po bëhet është për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Njëherazi, po kërkohet edhe mbështetja financiare e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.

Kujtojmë se protestuesit po dalin në shesh që nga 16 shtatori, dita kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u dënuan nga Haga.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Veterani i UÇK-së dhe ish-deputeti Zafir Berisha e ka konsideruar…