LIVE- Kosovë – Azerbajxhan, 4-0

20 nëntor 2018 | 20:52

Është sërish  Arbër Zeneli, i cili shënon golin e katërt për Kosovën, duke e kompletuar hetrikun në duel me Azerbajxhani.

Zeneli shënoi një tjetër supergol në minutën e 76-të, duke ngritur avantazhin e Kosovës në 4-0.

“Dardanët” dhe Azerbajxhani po ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

………………………………..

61’ – GOL. Kosova trefishon epërsinë. Amir Rrahmani realizon me kokë, pas harkimit të Benjamin Kolollit. Kololli asistoi edhe në golin e parë të Zenelit.

……………………………………………………..

50’ – GOL. Sërish realizon Arbër Zeneli. Kosova dyfishon epërsinë. Këtë herë për Zenelin ka asistuar Vedat Muriqi.

……………………………

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës dhe Azerbajxhanit në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Azerbajxhanit.

Golin e ka realizuar Arbër Zeneli në minutën e 1’, nga një goditje fenomenale jashtë zonës së kundërshtarit.

 

…………………………………………………………………

Golin në minutën e dytë ndaj Azerbajxhanit e ka Arbër Zeneli.

…………………………………………..

Ka nisur në “Fadil Vokrri” përballja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve.

Ndeshja është vendimtare për të përcaktuar fituesin e grupit dhe ekipin që shkon në “play-off” për kualifikim direkt në Euro 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë…