Beshiktashin e rivalizojnë dy klube të tjera turke për Zhegrovën

11 nëntor 2026 | 16:24

Beshiktashi nuk është ekipi i vetëm nga Turqia që ka shprehur interesim për shërbimet e Edon Zhegrovës.

Bëhet e ditur se në garë për transferimin e futbollistit të Kosovës janë futur edhe dy klube të tjera turke, Fenerbahçe dhe Trabzonspori.

Zhegrova, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030, pritet të largohet nga ekipi italian gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri Luciano Spalletti ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e tij, ndërsa as Zhegrova nuk është aspak i kënaqur me minutazhën te Juventusi.

Në nëntë ndeshje të luajtura në Serie A, Zhegrova ka shënuar dy gola dhe ka dhënë po aq asistime, kurse Juventusi mund ta lirojë për një ofertë prej 15 milionë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Thibaut Courtois i ka dalë në mbrojtje Xabi Alonsos, duke…