Zidane i ndryshon planet, e fton talentin e PSG-së pas problemeve me Mbappen

11 nëntor 2026 | 14:53

Zinedine Zidane është detyruar të bëjë ndryshime në planet e tij për përfaqësuesen e Francës, pas problemeve fizike të disa futbollistëve.

Përzgjedhësi francez ka vendosur të përfshijë në skuadër edhe Senny Mayulun, talentin e Paris Saint-Germainit, i cili po kalon një periudhë të mirë me klubin e tij, shkruajnë mediat franceze, përcjell “Gazeta Express”.

Mayulu ka shkëlqyer në paraqitjet e fundit, duke shënuar në tri ndeshjet e fundit me PSG-në.

Megjithatë, fillimisht nuk ishte përfshirë në listën e Zidane për ndeshjet ndaj Italisë dhe Turqisë. Problemet në repartin ofensiv kanë bërë që trajneri të rishikojë planet e tij.

Ndërkohë, Franca po përballet edhe me pasigurinë rreth Kylian Mbappes, i cili ka munguar në stërvitjen e fundit dhe ka zhvilluar vetëm punë individuale në palestër.

Përveç tij, Zidane ka humbur edhe Marcus Thuram, Pierre Kalulu dhe Aurélien Tchouaméni për shkak të problemeve fizike.

Situata e krijuar e detyron trajnerin të kërkojë alternativa të reja në sulm, ndërsa Mayulu shihet si një futbollist që mund t’i japë më shumë zgjidhje repartit ofensiv.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se…