Sunderlandi të paktën një muaj pa Xhakën

11 nëntor 2026 | 12:30

Lëndimi i kapitenit Granit Xhaka ka shqetësuar drejtuesit e Sunderlandit, pasi mesfushori mund të qëndrojë jashtë fushës për më shumë se një muaj. Xhaka ishte lënduar në minutën e katërt të ndeshjes me Chelsean, ndërsa për shkak të këtij lëndimi nuk ka mundur të grumbullohet me Zvicrën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Te skuadra angleze janë duke shpresuar që Xhaka të jetë i gatshëm për lojë pas pushimit ndërkombëtar, por thuhet se gjasat janë shumë të vogla.

Madje, është raportuar se Xhaka pritet t’i mungojë Sunderlandit në katër ndeshje kampionale, ndaj Aston Villas, Tottenhamit, Liverpoolit dhe Newcastle Unitedit.

34-vjeçari pritet të rikthehet në fushë dhe të jetë gati për lojë në mesin e muajit dhjetor. Mungesa e tij gjatë kësaj periudhe do të ndihet shumë te Sunderlandi, ekip që po lufton për mbijetesë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit dhe kryetari i…