Shala i PDK-së: 28 nëntori është festa e identitetit tonë kombëtar

28 nëntor 2025 | 14:30

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-eprori i lartë UÇK-së, Ferat Shala, ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, daljes në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Duke uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, Shala ka thënë se 28 nëntori është festa e identitetit tonë kombëtar.

“Në Prekazin e Adem e Hamëz Jasharit, po e fillojmë këtë ditë kremte për kombin tonë. 28 Nëntori është festa e identitetit tonë kombëtar.

Nga Lidhja e Lezhës e deri më sot, kjo datë është shënuar kuqezi, me gjakun e dëshmorëve dhe guximin e tyre.  Në këtë 28 Nëntor nuk mund të mos i përkujtoj vëllezërit e mi të luftës, nga pushkët e para, te njësitë ‘Pllumbi’, e deri te Lumi, që na la para disa ditësh.  Lavdi sakrificës së tyre dhe urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit Shqiptar!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Flamurit, ka vdekur në moshën 73-vjeçare ish-ushtari…