Fejohet djali i Shkëlzen Haradinajt, Ramushi dhe Dauti marrin fjalën më 28 Nëntor
28 nëntor 2025
| 14:46
Luan Haradinaj, djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, i cili mban emrin e xhaxhit të tij është fejuar sot me Anila Sylaj nga Gjilani.
Lajmin e ka bërë me dije xhaxhai i tij, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”.
“Në ditën që na bashkon e na gëzon, Kapiten Luan Haradinaj vulosi një hap të ri të jetës, u fejua me Anila Sylaj nga Gjilani. Ashtu siç e do tradita, bashkë me Dautin, Frashërin dhe Vetonin, ishim në familjen Sylaj për të kërkuar dorën e Anilës, duke e nisur kështu një kapitull të ri për Luanin dhe Anilën”, ka shkruar Haradinaj.
Ai i ka uruar çiftit një rrugëtim të mbushur me gëzime gjatë gjithë jetës dhe uroi shumë lumturi për të dy.



