13 vjet nga lirimi nga burgu i Hagës

29 nëntor 2025 | 12:54

Sot bëhen 13 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, e cila më 29 nëntor 2012 shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajn, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn.

Me këtë vendim, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u liruan nga të gjitha akuzat. Me rastin e kësaj date ka reaguar edhe gjenerali Lahi Brahimaj.

“Sot, në këtë ditë përkujtimi dhe krenarie, shënojmë 13-vjetorin e fitores së drejtësisë ndaj padrejtësive”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Brahimajt:

“Sot, në këtë ditë përkujtimi dhe krenarie, shënojmë 13-vjetorin e fitores së drejtësisë ndaj padrejtësive. Pas një procesi të padrejtë e maratonik, që nga 9 marsi 2005 kur u vetëdorëzuam në Hagë – Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj – e deri më 29 nëntor 2012, u dëshmua e vërteta e luftës sonë të drejtë.

Edhe sot bashkëluftëtarët tanë po përballen me sfida të njëjta në Hagë. Me krenari, besim dhe respekt të thellë, uroj që shumë shpejt edhe ata të dalin fitimtarë, duke nderuar vlerat dhe sakrificën e UÇK-së.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me PDK-në e bashkuar Kosova mundet më mirë”, një nga…