Kica-Xhelili: Mërgata do të votojë masovikisht, por jo në restorante militantësh
Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi anëtarë të Vetëvendosjes kanë akuzuar këtë parti për faktin se PZAP-i ka ndaluar votimin jashtë Kosovës nëpër restorante dhe kulte religjioze.
Kica-Xhelili është shprehur se mërgata do të votojë masovikisht, por jo nëpër restorante militantësh aty ku mund të keqpërdoret vullneti i tyre.
“Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i qojnë në restorante”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Postimi i plotë i Kica-Xhelilit:
Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i qojnë në restorante😅.
Imagjinoni, gjithë kjo zhurmë e LV-së, veç pse PZAP nuk i la që:
1. Përveç ambasadave e konsullatave, të votohet nëpër restorane e lokale militantësh, pa kurrfarë sigurie.
2. Të dërgohen fletëvotimet me e-mail (e pastaj ata t’i printojnë me dhjetëra e t’i mbushin para televizioneve sikurse kemi pasur raste që sot trajtohen nga prokuroria), por fletëvotimi t’i shkoj direkt në adresë nga shteti.
Kur jemi te manipulimet me vota, që thojnë, “mos e vet se t’kallxon vet”.
O, mërgata do të votojë MASOVIKISHT, sikurse ka bërë gjithmonë. Disa do të vijnë, disa në ambasada e disa me postë. Por harrojeni që do t’ua lëmë juve mundësinë t’i fabrikoni e kontrabandoni votat e tyre, sikurse dukshëm paskeni bërë deri tani.



