Kryeziu thotë LV-ja se synoi votën e mërgatës duke e shkelur ligjin

01 dhjetor 2025 | 12:36

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se mërgata nuk mund të trajtohet sikur të jetë popull tjetër, e as si pronë e ndonjë partie politike.

Ai ka thënë se “popullizmi në emër të ‘respektimit për mërgatën’ nuk është asgjë tjetër veçse një veprim politik për të kapur ndonjë votë më shumë”.

“Nuk mund të trajtohet mërgata sikur të jetë popull tjetër, e as pronë e një partie politike. Populizmi në emër të ‘respektimit për mërgatën’ nuk është asgjë tjetër veçse një veprim politik për të kapur ndonjë votë më shumë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kryeziu ka shtuar se nuk mund të promovohet votimi nga jashtë si përkrahje e një partie, duke e shkelur ligjin, e pastaj të akuzohen kundër mërgatës ato parti e institucione që e mbështesin organizimin e zgjedhjeve sipas ligjit.

“Nuk mund të promovosh votimin nga jashtë si përkrahje të një subjekti politik, duke e shkelur ligjin, e pastaj t’i akuzosh si kundër mërgatës ato subjekte dhe institucione që mbështesin organizimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. Kjo është një qasje që besoj edhe vetë mërgata e refuzon”, ka shkruar Kryeziu.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur panairi tradicional "Forco Traditën", për nderë të festave…