Zelensky dhe Macroni diskutojnë në Paris për përfundimin e luftës në Ukrainë

01 dhjetor 2025 | 16:44

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije se ai dhe Emmanuel Macron kanë diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve të sotme në Paris.

Ukrainasi ka shkruar në rrjetet sociale se bisedimet kanë zgjatur “disa orë” dhe të dy udhëheqësit kanë “arritur të vlerësonin shumë detaje”.

“Vëmendja më e madhe iu kushtua diskutimeve rreth përfundimit të luftës, garancive të sigurisë”.

“Paqja duhet të bëhet vërtet e besueshme. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Zelensky.

Zelensky dhe Macroni do të japin deklaratë jashtë Pallatit Elize së shpejti, shkruan “Skynews”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në Norvegji, Nita Luci, është fotografuar duke…