Arrestohet një person në lagjen “Marigona” në Prishtinë, i sekuestrohen mbi 52 mijë euro dhe vetura
Një shtetas i huaj është arrestuar në Lagjen “Marigona” në Prishtinë në dyshimin se ka kryer krim të organizuar. Ai kishte urdhërarrest të lëshuar nga Suedia.
Polica ka njoftuar se në shtëpinë ku banonte i dyshuari janë sekuestruar 52 mijë e 480 euro para të gatshme, letërnjoftim dhe patentë shofer i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë Rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.
“Lagjja Marigona / 01.12.2025 – 22:30. Njësitë e taskforcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar. I njëjti po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



