Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Maliqi: LV-ja do të ketë rënie, PDK-ja dhe LDK-ja do të rriten

02 dhjetor 2025 | 11:01

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai ka vlerësuar së në këto zgjedhje do të vazhdojë rënia e LV-së, ndërsa do të këtë ngritje PDK-ja dhe LDK-ja.

Në një prononcim për “Front Online”, ai ka thënë se AAK-ja nuk e rrezikon pragu.

“LV-ja ka me rënë edhe pak sepse nuk janë ato votat e 2021 që ia ka sjellë Vjosa dhe Guxo; i ka humbur 5–6 për qind në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti”, ka thënë Maliqi.

Ai ka treguar edhe arsyet e rënies së LV-së.

“Edhe vetë brenda LV-së ka të pakënaqur… S’ka mbetur askush nga të parët e LV-së. Janë rreth 38 për qind  sipas një ankete që kam parë, i humbin edhe 7 deputetë, mund të dalin të parët”, është shprehur ai.

Duke përmendur disa sondazhe, ai ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja do të kenë rritje në këto zgjedhje.

Sipas tij, AAK-ja e kalon pragun.

“AAK-ja ka gjasë me kaluar sepse ka shtrirje, eventualisht ka gjasa me kaluar pragun, rrezikohet ngapak edhe pse zgjedhjet lokale dhe qendrore dallojnë”, është shprehur Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
ansi Flick ka kërkuar nga Barcelona transferimin e Yan Diomande…