Ramush Haradinaj përkujton Tallën, Durmishin e Maliqin në 27-vjetorin e rënies: Flijuan veten për liri

02 dhjetor 2025 | 11:59

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët, Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi në 27-vjetorin e tyre të rënies.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se populli përulet para këtyre tre dëshmorëve, të cilët flijuan veten në kërkim të lirisë.

“Rënia e tyre heroike u shndërrua në burim force që të vazhdohet rruga për liri. Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 27 vjet më parë u flijuan në kërkim të lirisë. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut.  Lavdi!”, ka shkruar  Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka ftuar…