Kadrijaj e AAK-së: Do të zhgënjehen ata që thonë se nuk e kalojmë pragun
02 dhjetor 2025
| 13:15
Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se partia e saj është e konsoliduar dhe e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas saj, AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve duke zhgënjyer të gjithë ata që thonë se ky subjekt politik nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.
“AAK-ja është e konsoliduar dhe mirë e organizuar. Ju i keni parë edhe rezultatet që kemi pasur në zgjedhjet lokale. Më vjen keq për ato pretendime se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun zgjedhor sepse do të zhgënjehen. AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve e cila do të arrijë rezultat dyshifror”, ka thënë ajo për “RTV21”.



