Hahni kërkon llogari nga Orbani për Nikola Gruevskin

21 nëntor 2018 | 11:28

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, duhet të jap shpjegime në rast të dhënies së azilit politik të kërkuar nga ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn, nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter” se “nëse konfirmohet, unë pres disa shpjegime nga Viktor Orban”.

Nikola Gruevski, ka lëshuar Maqedoninë pas vendimit të gjykatës që e dënoi me burg dy vjet, lidhur me akuzat për korrupsion. Autoritetet e Maqedonisë kanë lëshuar fletë-arrest për ish kryeministrin, derisa ai ka kërkuar azil politik në Hungari.

Maqedonia është bërë kandidat për t’u integruar në Bashkimin Evropian më 2005, por ende nuk ka filluar bisedimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të mbështes marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga…