Shqiptarët dhe festat e Nëntorit

02 dhjetor 2025 | 15:29

Shkruan: Sabri Shehu

Nga emocionet që ndjeva në shpirt për festat e Nëntorit mendja më thoshte që të bëjë një veprim konkret, të ofroj një formë shkrimi që do të provokoj pozitivisht opinionin për të hapur një debat gjithëpërfshirës se si e mendoj të ardhmen e kombit shqiptar!

E dijë që për ndonjë njeri të pandjenja kjo do të jetë një paqavure e kot, por për të gjithë ata që sinqerisht gjakojnë për kombin tonë do të jetë një ngacmim pozitiv për të analizuar më thellë këto vizione apo ide që do ta avanconin edhe më shumë kombin tonë!

Mendoj që thellimi i përparimit ekonomik dhe ngritja jonë kulturore dhe sportive është një parakusht që të ndezen ndjenjat e fjetura kombëtare edhe te ata që tani sikur janë të asimiluar!

Kam bindje se nuk ka popull në planet që ka bërë më shumë mrekullira se kombi jonë shqiptar!

Atëherë, kur qarqet greko- serbe bënë projekte kundër nesh, kur menduan se u zhdukëm, pikërisht në këtë periudhë ndodhi mrekullia, shpallëm pavarësin!

Lufta, përpjekja, sakrifica e kombit tonë nuk u ndal asnjëherë por fatëkeqësisht kjo rezistencë është më tepër popullore se sa institucionale!

Tani kombi jonë ka dhënë provimin e vet suprem, armiqët e kuptuan se ndjenja kombëtare është kurrizi i këtij populli, është gjaku që qarkullon në damarët e tij kurse feja është bindje individuale e secilit veq e veq!

Tani më nuk jemi si më parë, kemi alfabetin, kemi gjuhën por na mungon teritori kompakt kombëtar!

Pa pretenduar të marrë rolin e një nacionalisti ekstrem por tjjesht  dua të shpalos bindjet dhe qëndrimet personale për të ardhmen e kombit tonë!

Në vazhdim do të mundohem të bëjë një renditje që jo domosdoshmërisht njëra është me e rëndësishme se tjetra për shkak të renditjes:

1,

Shkrirja e akademive tona të shkencave në një akademi të përbashkët kombëtare dhe funksionimi i instituteve të veqanta për çdo profesion!

2.

Themelimi i një grupi të përbashkët shtetror të përhershëm (lloj sekretariati shqiptar) nga mbarë hapësira shqiptare

3.

Themelimi i një sigurimi shëndetsor mbarëkombëtar dhe pajisja me çdo teknologji bashkohore të paktën e një spitali në mënyrë që të mos paguajmë spitale të huaja por të mbajmë lekun mbrenda vendit tonë!

4.

Themelimi i një këshilli ndërfetar për thellimin dhe avancimin e vëllazërisë shqiptare

5.

Thellimi i hulumtimeve shkencore kombëtare në zbardhjen e çdo periudhe të historisë kombëtare duke hulumtuar dokumente në të gjitha arkivat e periudhave të historisë

6.

Krijimi i një fondi për emergjenca kombëtare  nga diaspora shqiptare (me këtë fond do të bëhet e mundur blerja e shumë qendrave kulturore në qytete të rëndësishme ku ka shumë bashkëkombas dhe bashkimi i konsullatave dhe ambasadave tona në objekte të përbashkëta) por edhe për shumë nevoja tjera!

7.

Të tregohet vija e kuqe të gjithë politikanëve shqiptar , ku cënohet interesi kombëtar.  të merren masa të menjëherëshme!

8.

Të përfundon infastruktura rrugore , të bëhet asfaltimi i të gjithë fshatrave shqiptare deri në një afat të caktuar por edhe uji dhe kanalizimet

9.

Të behet e detyrueshme një formë që do të analizohet si më e mira për shkollimin dhe aftësimin ushtarak të rinisë!

10.

Thellimi dhe fuqizimi i raporteve me ShBA dhe gjithë ata që na shofin si partner në sigurinë globale!

E dijë  që këto projekt -propozime janë të formës dëshirore por jam i bindur që nëse ka vullnet , do të dalin atdhetar që do t’i jetësojnë këto projekte që të kemi një të ardhme të sigurt dhe të përparuar por edhe janë parakushte për kthimin e teritoreve tona të humbura gjatë historisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të…