Trump shperndan artikullin, ku Osmani ia njeh meritat për ndaljen e luftës mes Kosovës dhe Serbisë
02 dhjetor 2025
| 23:11
Donald Trump, president i ShBA-së, ka shpërndarë një artikull në rrjetin social “Truth”, ku përmendet edhe Kosova.
Më saktë, në artikullin e shpërndarë nga Trumpi, përmendet presidentja Vjosa Osmani, e cila kohë më parë ishte treguar diplomatikisht e zgjuar, duke ia konfirmuar Trumpit meritat për ndaljen e sulmi ndaj Kosovës nga ana e Serbisë.
Pikërisht kjo pjesë përmendet në artikullin e “The Ëashington Post”, ku artikulohet arsyeja se pse Trump Meriton çmimin e paqes “Nobel”.
Në pjesën e fundit të shkrimit, përmendet deklarata e presidentes Osmani, e cila ia njeh meritat Trumpit për ndaljen e shpërthimit të një luftes mes Kosovës dhe Serbisë.




