Miftaraj: Kurti dhe LV-ja po cenojnë aleancën me ShBA-në

03 dhjetor 2025 | 11:31

Drejtori ekzekutiv i Institutit i Kosovës për Drejtësi (IDK), Ehat Miftaraj, e ka komentuar reagimin e Ambasadës amerikane për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka vlerësuar se tani është e qartë së Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për pushtet janë duke e cenuar aleancën me ShBA-në.

Miftaraj ka shkruar se presidentja Vjosa Osmani duhet të reagojë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po thonë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje cenojnë stabilitetin në Kosovë dhe interesat e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Tanimë secili qe ka pak mend në kokë e kupton dhe e dinë saktë se Albin Kurti dhe LV-ja për me mbet ne pushtet përdor çdo mjet që i vjen ne dorë, shkon aq larg sa cenon edhe aleancën me ShBA. Uria e LV-së dhe Albin Kurtit për pushtet, financa, klientelizem, korrupsion ka shkuar në nivel tjetër, në nivel të frikshëm. Por, shtrohet pyetja nëse presidentja Osmani do këtë guximin të reagoj, të ruaj aleancën me ShBA-në. Apo do vazhdoj të luaj lojën e LV-së dhe Kurtit”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
" Global Cooperation " SH.P.K. Me nr. Unik: 810865727 shpall…