KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite certifikimi i Nismës së Limajt

03 dhjetor 2025 | 11:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot (e mërkurë) nga ora 14:00.

Në rend dite është certifikimi i Nismës Socialdemokrate.

Kjo parti ka aplikuar për t’u certifikuar, mirëpo nuk e ka pasur listën e nënshkrimeve.

“Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe Nisma Socialdemokrate – NISMA. Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve. Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00”, ka njoftuar KQZ-ja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas organizimit të Forumit Zá n’Kujtesë ditë më parë, me…