NËNË TEREZA DHE NËNË STANA, DY NËNA TË MËDHA SHQIPTARE

03 dhjetor 2025 | 12:12


IsmetSylejmani

Nënë Tereza i ka shërbyer njerëzimit, kurse Nënë Stana i ka shërbyer UÇK-së!

Nënë Terezen i tërë planeti njerëzor e nderon dhe e respekton!

Nënë Stanën, Nënën e UÇK-së e nderon emblema luftarake çlirimtare!

Nënë Terezën, bota euroatlantike dhe jo vetëm e nderon, por e ka edhe të shenjtë!

Nënë Stanën, Nënën e UÇK-së e nderon lufta heroike e Zonave, Brigadave, Batalioneve, Skuadrave dhe ushtarët e UÇK-së!

Nëna Terezë, është emblema shqiptare e humanizmit njerëzor në mbarë globin!

Nënë Stana është një nga emblemat e mëdha të Nënës shqiptare të luftës së UÇK-së në Kosovë, e cila me duart e Saja, në Shtëpinë heroinë, ka gatuar dhe ju ka dhënë me tonelata buk, ushtarëve dhe ushtareve të UÇK-së!

Nëpër duart e shenjta të Nënë Terezes kane kluar me mijera fëmijë!

Nëpër duart e Nënë Stanës dhe në shtëpinë e Saj, në Lagjen Peshter të Brusit, kanë kaluar me qindra luftëtar, ushtar të lavdimadhes UÇK!

Nënë Tereza është e pashembullt në tërë globin njerëzor!

Nënë Stana është shembull dhe ikonë e Nënës së UÇK-së, e cila me duart e saja, ka gatuar dhe ka përgaditur ushqim për 8 Dëshmor të Kombit, për tre Komandant të Zonave Operative të UÇK-së, për një Zv. Komandant Zone, për një Shef të Shtabit të Zonës, për një Zëdhënës të Zonës, për një Komandant Zone të Policisë Ushtarake, për një Komandant Zone të Njesi Speciale, për pesë Komandant të Brigadave, për tre mjek të luftës ushtar të UÇK-se dhe për mbi 300 ushtare dhe ushtar të niveleve të ndryshme, komanduese dhe të përgjegjësve në luftë kundër armikut serb dhe veglave të tyre!

Nënë Tereza e kishte shëndërruar Kalkutën në Shtëpi të Saj!

Nënë Stana, e kishte shëndërruar Shtëpinë e Saj, në Shtëpi, fortesë e kala, kazermë të UÇK-së!

Prishtinë, 3 Dhjetor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afati kalimtar i janarit pritet të sjellë lëvizje të mëdha…