Yll Bogaj kandidat i AAK-së për deputet

03 dhjetor 2025 | 18:19

Ramush Haradinaj ka bërë prezantimin e Yll Bogajt kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së.

“Yll Bogaj e kam të lehtë ta prezantoj, nuk ka askush në Aleancë që nuk e din kontributin e Yllit në shtëpinë tonë politike. Ka qëndruar me dinjitet edhe kur nuk ishim më së miri, edhe kur ishim shumë mirë. Prishtina është pikënisja e Yllit qysh në fillimet e tij, kur ishte ndër të rinjtë që kuptuan qartazi rolin e aktivizimit politik; u zgjodh dy herë asamblist, ndër më të votuarit në listën tonë për Prishtinën.

Sot i bashkohet listës së njerëzve të mirë e punëtorë të Aleancës në këto zgjedhje qendrore, njerëz që Kosovën e kanë shtëpi të vetme dhe për të cilën nuk lodhen së punuari kurrë.

Suksese në këtë rrugëtim, Yll.”, ka shkruar Haradinaj në njoftimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi…