Ish-ushtari i UÇK-së: Diaspora është me ata që çliruan Kosovën, shpallën Pavarësinë dhe ndërtuan shtetin
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtari i njohur që jeton në Gjermani, Albert Bucolli, ka ndarë një fotografi me bashkatdhetarë dhe aktivistë të çështjes kombëtare. Në postimin e tij, Bucolli ka theksuar se diaspora vazhdon të mbështesë ata që, sipas tij, kanë luajtur rol kyç në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke aluduar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Me shoqëri aktive për fitoren e madhe të PDK-së më 28 dhjetor! Diaspora është me ata të cilët çliruan, shpallën Pavarësinë dhe ndërtuan shtetin, jo me ata që çdo ditë po shkatërrojnë çdo të arritur që kemi realizuar. Me Bedri Hamzën Kryeministër!”, ka shkruar ndër të tjera Albert Bucolli.
Në fotografinë e publikuar, përkrah Bucollit shihen edhe shumë aktivistë të PDK-së, ndër ta Agron Zeneli, Kushtrim Hadergjonaj, Blerim Kryeziu, Blerim Behramaj, Lindita Haxhiu-Zeqiri, Bashkim Gjokaj, Selim Rakaj, Ramë Sejdiu, Fidan Uka, Jahir Rakaj, Ekrem Rama e të tjerë.



