Ambasadori gjerman vendos lule te varri i Rugovës: Ishte avokat i rezistencës
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e Presidentit Ibrahim Rugova, duke rikujtuar rolin e tij si simbol i rezistencës paqësore dhe i zgjidhjes së konflikteve përmes mjeteve paqësore.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë Rugova, ku ka vendosur një kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në shtet formimin e Kosovës.
“Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.
Fotografitë e publikuara shfaqin ambasadorin Rudolph pranë varrit të Rugovës, duke kryer ceremoninë e vendosjes së kurorës.



