Hapet thirrja për organizatat e punëtorëve dhe organizatat e punëdhënësve për t’u përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko Social

04 dhjetor 2025 | 11:34

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur thirrjen për organizatat e punëtorëve dhe organizatat e punëdhënësve të interesuara për t’u përfaqësuar në Këshillin Ekonomiko Social.

Bazuar në ligjin për Këshillin Ekonomiko Social kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES nga Organizatat e Punëtorëve janë: 1. Numri i përgjithshëm i anëtarëve, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 10% nga numri i tërësishëm i të punësuarve në Republikën e Kosovës (apo 41,449 të punësuar); 2. Numri i Marrëveshjeve Kolektive të lidhura me ndërmarrjet apo institucionet e ndryshme; 3. Numri i degëve sindikale të anëtarësuara në format e organizimit sindikal në nivel nacional, të cilat aplikojnë për përfaqësim në KES; 4. Numri i zgjidhjes së kontesteve të punës dhe kontesteve të tjera përmes Marrëveshjeve Kolektive dhe ndërmjetësimit; 5. Anëtarësimi në Organizatat Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ndërsa, kushtet dhe kriteret për përfaqësim në KES për Organizatat e Punëdhënësve janë: 1. Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të anëtarësuara, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 10% nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të regjistruara në Administratën Tatimore të Republikës së Kosovës (apo 19,699 ndërmarrje të regjistruara); 2. Numri i punëtorëve të punësuar në ndërmarrjet e anëtarësuara në Organizatat e Punëdhënësve të cilat aplikojnë për përfaqësim në KES; 3. Numri i zgjidhjes së kontesteve të punës dhe kontesteve tjera, përmes Marrëveshjeve Kolektive dhe ndërmjetësimit; 4. Numri i ndërmarrjeve dhe subjekteve tjera ekonomike të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në nxitjen e punësimit dhe zbutjen e papunësisë; 5. Anëtarësimi në Organizatat Ndërkombëtare të Punëdhënësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka dhënë një paralajmërim të…