Trafiku Urban zgjat vlefshmërinë e biletës mujore për nëntë ditë

04 dhjetor 2025 | 12:46

Trafiku Urban i Prishtinës, ka njoftuar se për shkak të protestë që është mbajtur ditë më parë dhe ditëve të humbura, vlefshmëria e biletës mujore do të shtyhet për nëntë ditë.

Kompensimi për ditët e humbura do t’i shtohet vlefshmërisë së biletës në formë automatike pas procesit të vulosjes.

“Ju njoftojmë se për shkak të protestës së ndërmarrjes sonë, e cila është zhvilluar nga data 24.11.2025 deri më 02.12.2025, janë humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore. Për t’ju kompensuar, ditët e humbura do të shtohen dhe vlefshmëria e biletës suaj mujore do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes”, ka njoftuar Trafiku Urban.

Po ashtu kjo ndërmarrje ka treguar pikat dhe oraret nëpër lagjet e Prishtinës ku mund të bëhet zgjatja e vlefshmërisë së biletës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur…