Izmi Zeka përkujton Mervete Maksutajn: Heroizmi i saj është i rrallë edhe në historinë shqiptare
04 dhjetor 2025
| 13:35
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Izmi Zeka, ka përkujtuar heroinën Mervete Maksutaj në 27-vjetorin e rënies altarin e lirisë.
Zeka ka thënë se heroizmin e saj gjatë e gjen rrallë edhe në historinë shqiptare!
“Vajza me kordele të kuqe Mervete Maksutaj! Nëse doni të dini sa peshë ka liria pyetni bashkëluftëtarët e Mervete Maksutaj se si luftoi dhe ra para 27 vjetëve në përpjekje për të nxjerr nga spitali i Pejës shokun e plagosur Naim Lushi. Heroizmi i saj gjatë luftës, e cila kishte vetëm 20 vjet është e veçantë, sublime që rrallë e gjen edhe në historinë shqiptare!”, ka shkruar Zeka në “Facebook”.



