Ky person ofroi 40 mijë euro dhe shtëpinë e tij si garanci për lirimin e Fadil Fazliut nga Haga

04 dhjetor 2025 | 18:40

Plotë 40 mijë euro dhe shtëpinë e tij i dha si dorëzani Jashar Fazliu për lirimin e Fadil Fazliut i cili që një vit gjendet në burgun e Hagës.

Djali i Fadilit, Fahriu ka bërë të ditur se kushëriri i tyre Jashari i dha 40 mijë euro si dorëzani, pasi familja e tyre nuk kanë aq para për të ofruar.

Dorzania është bërë fillimisht nga kushëriri jonë i cili gjendet në Australi, ai është Jashar Fazliu sepse familja e ngushtë e Fadil Fazliut nuk kanë mundësi të sigurojnë atë shumë. Se është keqkuptu, ato i ka dhënë një kusheri i jonë i afërt i cili është Jashar Fazliu, të cilit i jemi mirënjohës dhe falenderues. Ai ka bërë edhe dorzanin, e ka dhënë edhe certifikatën e pronës së tij e ka lënë si dorzani për lirimin e Fadil Fazliut. Ajo dorzani i është refuzuar sot dhe i është vazhduar paraburgimi për dy muaj”, tha Fazliu në Dukagjin

Ndryshe kjo kërkesë është refuzuar nga Specialja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së…