Wenger: Anglia është ndër pretendentet kryesore për Kupën e Botës

05 dhjetor 2025 | 14:04

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka identifikuar Kombëtaren e Anglisë si një nga pretendentet për titullin e Kupës së Botës 2026.

Kombëtarja angleze e ka përfunduar fushatën e tij kualifikuese të Kupës së Botës pa asnjë problem.

Wenger ka vë në dukje se nën drejtimin e Thomas Tuchel, Anglia ka të ngjarë të bëjë një hap më tej përpara, megjithëse ai e konsideron Francën si favoriten kryesore. “Anglia do të jetë ndër favoritët për Kupën e Botës. Ata arrijnë vazhdimisht në gjysmëfinale, çerekfinale ose finale, dhe tani duhet të përparojnë më tej. Ata kanë cilësinë e nevojshme. Duke u përpjekur të mbetem objektiv, vazhdoj të kem besim te Evropa dhe Franca është zgjedhja ime kryesore për një arsye: ata kanë më shumë sulmues të klasit botëror sesa çdo ekip tjetër kombëtar. Të kesh një cilësi të tillë në stol në raundet eliminatore mund të bëjë një ndryshim vendimtar”, ka thënë Wenger.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorët turq kanë urdhëruar të premten arrestimin e 46 personave,…