“Ka gjasa reale që futbollistët tanë ta arrijnë këtë sukses historik! RTK mbetet plotësisht e përkushtuar t’i sjellë publikut çdo moment të rëndësishëm të këtij rrugëtimi, përmes transmetimeve dhe emisioneve speciale”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Sipas tij, qëllimi është të garantohet qasje e plotë dhe transmetim cilësor i të gjitha ndeshjeve, në rast të kualifikimit të Kosovës, Shqipërisë apo të dy përfaqësueseve.

“Ndarja e kostos me Telekomin e Kosovës është një praktikë e zakonshme në shumë vende për ngjarje të mëdha sportive, duke bërë që barra financiare të jetë më e menaxhueshme dhe gjithmonë në funksion të interesit publik. Dy institucione kredibile dhe të fuqishme po bashkojnë forcat në shërbim të qytetarëve”, tha ai.