Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi: Është koha që Fatmir Limaj t’i rikthehet familjes politike ku i takon
Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, ka deklaruar se formula e fitores së PDK-së qëndron në gërshetimin e përvojës së Fatmir Limajt, vizionit të gjeneratës së lirisë dhe lidershipit modern të Bedri Hamzës. Sipas tij, ky bashkim vlerash e bën PDK-në forcën më të besueshme dhe më të gatshme për ta udhëhequr Kosovën.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Historia e Partisë Demokratike të Kosovës është historia e qëndresës, sakrificës dhe vizionit që lindi në ditët më të vështira të kombit. Ishte vizioni që përbashkoi njerëzit më të guximshëm të kohës, njerëz që me zemër e shpirt i dolën zot Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Baca Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.
Ata bashkë ndërtuan themelet e lirisë, bashkë ngritën shpresën e një populli dhe bashkë krijuan forcën politike që për vite me radhë udhëhoqi shtetin dhe zhvillimin e tij.
Sot, kur disa prej tyre po përballen padrejtësisht me procese të rënda në Hagë, është koha që ne të mos harrojmë rrugën prej nga kemi ardhur.
Dhe është koha që Fatmir Limaj t’i rikthehet familjes politike ku i takon PDK-së.
Rikthimi i Limajt nuk është thjesht çështje politike.
Është çështje e rikthimit të balancës, e rikthimit të energjisë së vërtetë që e bëri PDK-në të pathyeshme. Ai është një figurë që bashkon, që sjell përvojë, respekt dhe besueshmëri te një pjesë e madhe e qytetarëve. Një njeri që ka dëshmuar guxim në luftë dhe dinjitet në politikë.
Me Fatmir Limajn në krah, PDK rifiton fuqinë e gjeneratës së lirisë.
Dhe ky bashkim është i domosdoshëm pikërisht tani, kur Kosova ka nevojë për stabilitet, për profesionalizëm dhe për udhëheqje të pa kompromis.
Në këtë rrugëtim të ri, PDK-ja ka një kandidat të pakontestueshëm për Kryeministër z.Bedri Hamzën, një profesionist i dëshmuar, një njeri që e njeh shtetin, ekonominë, financat dhe që ka kredibilitet të padiskutueshëm brenda dhe jashtë vendit.
Gërshetimi i përvojës së Fatmir Limajt, vizionit të gjeneratës së lirisë dhe lidershipit modern të Bedri Hamzës e bën PDK-në forcën më të besueshme dhe më të gatshme për ta udhëhequr Kosovën.
Kjo është formula e fitores.
Kjo është rruga drejt qeverisjes së stabilitetit dhe zhvillimit.
Kjo është mënyra si PDK rikthehet fuqishëm dhe e çon Kosovën përpara.
Koha për t’u bashkuar si dikur.
Koha për rikthimin e Fatmir Limajt.
Koha për fitoren e PDK-së me z.Bedri Hamzën Kryeministër.
Adhurim Krasniqi,
Nënkryetar i Degës së PDK-së në Zvicër
PDK – Dega Zvicër



