Vigan Qorrolli i hyn garës për deputet në listën e LV-së me numrin 62

08 dhjetor 2025 | 15:33

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka bërë thirrje publike për mbështetje, duke theksuar përkushtimin e tij për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të vazhduar rrugëtimin politik krah kryeministrit Albin Kurti dhe LV-së.

Në një adresim drejtuar qytetarëve, Qorrolli u shpreh se besimi i tyre i jep përgjegjësi dhe motivim për të punuar me përkushtim në të mirë të vendit.

“Ju ftoj të ecim sërish së bashku në këtë rrugëtim që e kemi nisur me shpresë e përkushtim. Vetëm kur besojmë te njëri-tjetri ndërtojmë të ardhmen që e meriton Kosova,” tha ai.

Qorrolli falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe besimin, duke theksuar se zotohet të punojë me “ndërgjegje të pastër, me punë të palodhur dhe me dinjitet”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme.

Qorrolli garon me numrin 62 ndërsa Lëvizja Vetëvendosje me numrin 116 në fletëvotim.

Postimi i plotë i Vigan Qorrollit:

Të dashur qytetarë, miq dhe dashamirë,

Sot ju drejtohem me zemër të hapur, me përgjegjësinë e madhe që më jep besimi juaj dhe dashuria për këtë vend që na mban të gjithëve.

Ju ftoj të ecim sërish së bashku në këtë rrugëtim që e kemi nisur me shpresë e me përkushtim.

Le të vazhdojmë krah për krah me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sepse vetëm kur besojmë te njëri-tjetri ndërtojmë të ardhmen që e meriton Kosova.

Kosovë, faleminderit për forcën që më jep çdo ditë, për njerëzit e mirë që takoj, për shpresën që ma besoni si amanet.

Unë jam këtu për t’ju shërbyer me ndërgjegje të pastër, me punë të palodhur dhe me dinjitet.

Ky është zotimi im.

Ky është rrugëtimi ynë.

LVV 1️⃣1️⃣6️⃣

Vigani 6️⃣2️⃣

Përpara së bashku!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë…