Bernard Frrokaj, kandidat i LDK-së me numrin 85

08 dhjetor 2025 | 21:09

Bernard Frrokaj nga Gjakova është kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Ai garon me numrin 85 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik.

Frrokaj, i cili më parë ka qenë pjesë e PSHDK-së, tashmë është bashkuar me LDK-në, duke deklaruar se beson në vizionin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Sipas përfaqësuesve të LDK-së, Frrokaj shihet si një vlerë e shtuar për partinë dhe listën e saj zgjedhore.

Me afrim të datës së zgjedhjeve, Frrokaj ka bërë të ditur se pret mbështetje dhe besim nga qytetarët e Kosovës, duke synuar përfaqësimin e tyre në legjislaturën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…