Betohet Përparim Rama
09 dhjetor 2025
| 10:53
Përparim Rama është betuar për mandatin e tij të dytë në krye të Komunës së Prishtinës. Ai fillimisht uroi asamblistët pas betimit të tyre. Në seancën inauguruese, Rama u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Kristale Rama.
Edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Prishtinës janë betuar sot në seancën inauguruese. Seancën e udhëhoqi Lumnije Mikullovci si anëtarja më e vjetër e kësaj Asambleje.




