PDK-ja dështon ta zgjedhë kryesuesin e Kuvendit të Kaçanikut

09 dhjetor 2025 | 12:29

Është betuar kryetari i ri i komunës, Sabedin Vishi, seanca e Kuvendit të Kaçanikut u shndërrua në skenë tensioni politik, pasi PDK-ja nuk arriti ta siguronte zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit. Pikërisht në momentin kur duhej të procedohej me votimin, partitë opozitare reaguan ndaj propozimit të PDK-së dhe braktisën sallën, duke e lënë subjektin fitues pa kuorum dhe duke e pamundësuar procesin.

Kështu, PDK-ja pati dështimin e parë institucional pas zgjedhjeve, duke mos arritur të konsolidonte udhëheqjen e kuvendit, ndërkohë që seanca u ndërpre dhe pritet të thirret përsëri në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Argjentinës do të luftojë për të mbrojtur titullin…