Shkodra: Kurti e avancoi Hysen Durmishin nga numri 60 në 24 për shkak të performancës

10 dhjetor 2025 | 10:28

Analistët politikë në televizionin Tëvë1 kanë komentuar listat zgjedhore të partive politike, duke analizuar renditjet, kandidatët e rinj dhe pozicionet që ata mbajnë brenda subjekteve të tyre.

Analisti politik Selami Shkodra ka folur lidhur me renditjen e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se ndryshimet në lista të bëra nga kryetari i partisë, Albin Kurti, janë reflektim i performancës së kandidatëve gjatë mandatit.

Sipas Shkodrës, fakti që Hysen Durmishi është zhvendosur nga numri 60 në numrin 24 në listën zgjedhore, tregon se puna e tij është vlerësuar lart nga Kurti dhe partia. Ai shtoi se Durmishi, i cili aktualisht është ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka pasur një rol të rëndësishëm në realizimin e projekteve rrugore.

Shkodra vlerëson se Durmishi pritet të marrë përkrahje të gjerë nga qytetarët dhe potencialisht të renditet ndër kandidatë​t më të votuar të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zafir Berisha, kandidat për deputet në listën e AAK-së me…