104-shi i PDK-së, Bekim Sopaj
Bekim Sopaj është zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai është nominuar nga Dega e PDK-së në Ferizaj, përkatësisht nga kryetari Agim Aliu. Sopaj garon me numrin 104 në listën zgjedhore të partisë.
Në njoftimin e tij drejtuar qytetarëve, Sopaj shprehet:
“Të dashur qytetarë të Kosovës!
Me mbështetjen e Degës së PDK-së në Ferizaj dhe Kryetarit Agim Aliu, kam nderin t’ju njoftoj se jam në listë për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit!
Kosovës i duhet drejtim i ri dhe qeverisje më e përgjegjshme. Prandaj kam zgjedhur të jem pjesë e ekipit të Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Me punë, përkushtim dhe transparencë, synoj të përfaqësoj zërin tuaj dhe sfidat e qytetarëve tanë.
Ju ftoj me respekt të më mbështesni me votën tuaj. Së bashku mund të sjellim ndryshimin që e meriton vendi ynë.”
Me kandidimin e tij, Sopaj synon të kontribuojë në adresimin e çështjeve që preokupojnë qytetarët e Ferizajt dhe gjithë Kosovës, duke theksuar angazhimin për një qeverisje më të përgjegjshme dhe transparente.
Bekim Sopaj Nr. 104,
#BedriHamzaKryeministerPDK130
#BekimSopajKandidatpërDeputetNR104



