Dardan Krasniqi për deklaratën e vëllait për Haradinajn: Politika po i zhveshke njerëzit nga disa vlera
12 dhjetor 2025
| 08:41
Kandidati i AAK-së, Daradan Krasniqi, ka komentuar deklaratën e vëllait të tij, Alban Krasniqit nga VV, i cili ka thënë se Ramush Haradinaj po i keqpërdor lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore.
Ai ka thënë se ndihet krenar me të kaluarën e vëllait të tij, por e ka kritikuar atë për këtë deklaratë.
Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai ka thënë se politika po i zhveshke njerëzit nga disa vlerave.
“Unë jam krenar me të kaluarën edhe të vëllait tim edhe të gjithë. Albani ka qenë ushtarë i mirë, por kjo politika po i zhveshke njerëzit nga disa vlerave. Unë i kam nda rrugët me LVV-në për arsye se kam dashtë me rua disa vlera”, ka thënë ai.



