Kim Kardashian mahnit me pamjen provokuese në festën e Vas J Morgan

12 dhjetor 2025 | 11:15

Kim Kardashian shkëlqeu në festën festive të Vas J Morgan, ku u shfaq me një veshje tërësisht të zezë dhe tepër provokuese.

45-vjeçarja kishte veshur një bluzë me reçipeta të ngushta me dantellë, që dukej sikur mund t’i lëvizte nga vendi në çdo moment, ndërsa fustani i gjatë i mëndafshtë i rrinte ngushtë, duke nxjerrë në pah belin e saj.

Pamja misterioze dhe e errët i dha asaj një stil të ngjashëm me Elvirën, dhe fustani ishte i zbukuruar me një tokëz dekorative me dy koka dragoi të mbushura me xhevahire, shkruan DailyMail.

Kim e plotësoi dukjen me një shirit të zi në kokë, flokë të gjatë të valëzuar dhe një pallto me qime të zeza, ndërsa grimi i fortë dhe buzët voluminoze përforconin më tej prezencën e saj.

Shfaqja e saj ndodhi vetëm një ditë pasi episodi i ri i “The Kardashians” tregoi momentin kur djemtë e saj, Saint dhe Psalm, e vunë në siklet gjatë një feste surprizë diplomimi për përfundimin e shkollës së drejtësisë.

Në mbrëmje ishin të pranishëm edhe figura të tjera të njohura, mes tyre anëtarë të familjes Hilton, Emma Roberts, Ashley Benson dhe modelja Kaia Gerber, e cila u shfaq me një fustan të zi të shkurtër me dantella dhe detaje lëkure.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë të…