Tahiri bisedon me Thaçin: E njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Skup
12 dhjetor 2025
| 14:29
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
Ai ka thënë se e ka njoftuar Thaçin për protestën e nesërme që do të mbahet në Shkup për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët që gjenden në Hagë.
“Gjithmonë emocionuese me bisedu me presidentin Thaçi. Në bisedën telefonike që pata sot me të, e njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, sepse kur kërkohet drejtësi, nuk ka kufij. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët, për ata që i dhanë liri këtij vendi dhe dinjitet këtij populli!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.



