‘Nuk kemi garanci’, Syla u bën thirrje ish-luftëtarëve të mos marrin pjesë në protestën e Shkupit

12 dhjetor 2025 | 16:49

Gazmend Syla nga OVLUÇK-ja ka paralajmëruar ish-luftëtarët që të mos marrin pjesë në protestën e nesërme në Shkup, e cila organizohet nga organizatat e veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova”, Syla ka thënë se pjesëmarrja e tyre paraqet rrezik serioz për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia.

“S’ka nevojë me marr pjesë. Mundet me quar motrën ose vëllain nëse i ka mbet marak. Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marr atë rrugë, sepse nuk kemi garancë. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”,  ka thënë Syla.

Ai njëherësh ka deklaruar se me futjen e dokumenteve në sistemin kufitar, policia e Maqedonisë së Veriut është e detyruar të veprojë.

“Automatikisht, kur futet letërnjoftimi në databazën e policisë kufitare dhe del se je i kërkuar, polici ka detyrim të të arrestojë. Prandaj u themi bashkëluftëtarëve tanë të mos marrin pjesë. Ka plot qytetarë që do marrin pjesë”, ka deklaruar Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Larja e rrobave është një detyrë thelbësore, por shpesh e…