Ismet Beqiri synon rikthimin në Kuvendin e Kosovës: Fajin për bllokadën e shtetit ia ngarkon Albin Kurtit

12 dhjetor 2025 | 23:28

Ismet Beqiri nga LDK, po synon që në zgjedhjet e 28 dhjetorit, të rikthehet si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Për mungesën e tij në skenën politike, në “DPT te Fidani”, Beqiri tha se nuk i mbetet merak që s’ka qenë pjesë e një maskarade politike, megjithatë ai shtoi se do të donte të jepte sadopak kontributin e tij në parlament.

“Është shqetësuese ajo që ka ndodhur gjatë këtyre muajve që lamë pas, është një sentiment i veçantë kur mungon, dhe nuk mund të japësh kontributin, ani pse nuk të mbetet merak me qenë në të gjithë atë maskaradë që ka ndodhur gjatë këtyre muajve”, u shpreh Beqiri.

Megjithatë, fajin e bllokadës të shtetit, Beqiri ia hodhi partisë që fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim të…