Mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet janë mbledhur sot në qendër të Shkupit për të protestuar kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta u mbajt në sheshin “Skënderbe” dhe zgjati rreth një orë, duke u shoqëruar me thirrje për drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Lidhur me këtë protestë ka reaguar edhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, i cili përmes një postimi theksoi se padrejtësia ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk do të zgjasë. “Ata do të kthehen, dhe padrejtësisë do t’i vijë fundi shumë shpejt”, ka deklaruar Beqa, duke shprehur mbështetje për protestuesit dhe kërkesën e tyre për drejtësi.