Regina Group përmbyll me sukses vitin 2025, Bedinaj: Paqim shëndetin dhe suksese në vitet që vijnë

13 dhjetor 2025 | 22:33

Regina Group, në pronësi të afaristit të njohur Vasil Bedinaj, ka organizuar një mbrëmje festive përmbyllëse me rastin e mbylljes së vitit 2025, duke shënuar një tjetër kapitull të suksesshëm në rrugëtimin e saj në industrinë e turizmit.

Eventi u mbajt në një nga destinacionet më të bukura të bregdetit shqiptar, në qytetin e Pavarësisë – Vlorën historike, konkretisht në ambientet elegante të Hotel Regina, i cili prej vitesh është shndërruar në një pikë referimi për mikpritjen dhe turizmin elitar. Në këtë mbrëmje festive morën pjesë shumë afaristë të turizmit shqiptar, operatorë turistikë nga Shqipëria dhe Kosova, përfshirë emra të njohur si Sharr Travel dhe Fibula, si dhe mysafirë të tjerë nga fusha të ndryshme të biznesit dhe shoqërisë. Nën tingujt e muzikës dhe në një atmosferë të ngrohtë festive, të pranishmit festuan arritjet dhe bashkëpunimet që shënuan vitin 2025 si një vit mjaft të suksesshëm për Regina Group.


Gjatë fjalës së tij, pronari i Regina Group, Vasil Bedinaj, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite. Ai theksoi rëndësinë e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë, duke nënvizuar se suksesi i kompanisë është rezultat i punës së përbashkët.

Në fund, Bedinaj uroi që viti 2026 të sjellë mbi të gjitha shëndet, paqe dhe suksese të reja për të gjithë partnerët, miqtë dhe familjet e tyre, duke shprehur optimizëm për projekte dhe arritje edhe më të mëdha në vitet që vijnë.

Ruzhdi Kurtishaj nga Sharr Travel, një nga promotorët dhe urëlidhësit kryesorë të turizmit shqiptar, i falënderuar më herët nga Bedinaj, deklaroi përmes mediave kombëtare se Kosova vazhdon ta zgjedhë Shqipërinë si destinacionin e saj kryesor turistik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani 13 Dhjetorin e vitit 2025, Kryeqyteti i Maqedonisë…