Kurti: Bruto Produkti Vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë eurosh

15 dhjetor 2025 | 15:14

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën vjetore “Performanca industriale 2025, planet për mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në vitin 2026”, që u organizua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë.

Në fjalën hyrëse, ai fillimisht falënderoi mbi 200 biznese pjesëmarrëse, duke theksuar se për një Kryeministër nuk ka sinjal më të mirë sesa kur salla me ndërmarrës mbushet madje më shpejt se inbox-i me kërkesa për subvencione. Kjo do të thotë se jemi duke lëvizur nga kultura e kërkesës tek kultura e mundësisë.

Duke përmendur të arriturat në këto 5 vitet e fundit, ai theksoi se ekonomia e vendit tonë është rritur mesatarisht rreth 6%; Bruto Produkti Vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë eurosh, sivjet është 11 miliardë euro e vitin e ardhshëm bëhet 12 miliardë euro; të hyrat buxhetore kanë tejkaluar për herë të parë 3 miliardë euro, e sivjet do të jenë 3.3 miliardë euro; papunësia është edhe më shumë se e përgjysmuar, mbi 85 mijë vende të reja pune janë të regjistruara, eksportet janë dyfishuar, kurse investimet e huaja direkte janë rritur mbi dyfish krahasuar me qeveritë e kaluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se…