Afaristi Ramush Ahmetaj i jep përkrahje kandidates për deputete të AAK-së, Ilirjana Mehmetaj
16 dhjetor 2025
| 00:00
Afaristi i suksesshëm, Ramush Ahmetaj, i ka dhënë përkrahje kandidates për deputete të AAK-së me numër 105, Ilirjana Mehmetaj dhe listës së kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Sot u takuam në ‘Belle Resort’, me kandidaten për deputete Ilirjana Faton Mehmetaj. I ofruam mbështetjen tonë dhe përkrahjen parezervë listës së AAK-së 129, kryetarit Ramush Haradinaj numërit 1 të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatëve tjerë në këtë listë. Rruga deri këtu ka qenë e mbushur me sfida, por Kryetari Haradinaj dhe lista e kandidatëve për deputet në kuadër të AAK-së, do të jenë agu i Qeverisë së re. Urime AAK- Urime Kosovë!”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.




