Nuradin Hoti ka nevojë urgjente për ndihmë
Këshilli i Xhamisë së fshatit Kllodernicë të Skenderajt i është drejtuar të gjithë besimtarëve, miqve dhe njerëzve vullnetmirë me një apel për ndihmë për Nuradin Hotin, i cili është duke u përballur me probleme të rënda shëndetësore.
Ky këshill, ka bërë me dije se Hoti ka nevojë për trajtim urgjent në Turqi dhe se familja e ka të pamundur që t’i mbulojë shpenzimet.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR NDIHMË URGJENTE
Në emër të Këshillit të Xhamisë dhe imamit Tafil Idrizi, u drejtohemi të gjithë besimtarëve, miqve dhe njerëzve vullnetmirë me një apel për ndihmë.
Bashkëvendasi ynë, Nuradin Hoti, po përballet me një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, si pasojë e problemeve serioze me veshkat. Sipas mjekëve, ai ka nevojë urgjente për trajtim dhe operim në Turqi, që për momentin është e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën.
Familja po bën maksimumin e mundshëm, por shpenzimet e larta të mjekimit e tejkalojnë mundësinë e tyre financiare. Për këtë arsye, në frymën e solidaritetit dhe humanizmit, kërkojmë ndihmën tuaj. Ja ky është numri i familjareve
📞 Kontakt: 044 556 608
Rruga
Bastri Balija
Turiqec
Çdo kontribut financiar, sado i vogël, si dhe lutjet tuaja, janë ndihmë e madhe për këtë rast. Po ashtu, shpërndarja e këtij njoftimi është një mbështetje e çmuar.
Lusim Zotin e Madhërishëm që ta shpërblejë çdo bamirësi dhe t’i japë shërim sa më të shpejtë Nuradin Hotit.
Me respekt dhe falënderim,
Imami: Tafil Idrizi
Këshilli i Xhamisë Alban Fazliu



