Banori i Bigut rrëfen si “e humbi vetën” në bixhoz
16 dhjetor 2025
| 15:10
Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee ka rrëfyer periudhën e jetës së tij kur ishte i varur nga lojërat e fatit.
Gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë, ai tha se kazino është gjëja më e keqe dhe më e rrezikshme.
“Në 2014-ën kam luajtur aq shumë kazino, kam pas rast që as parkingun s’kam pas me çka me pagu, kam shkuar dhe iu kam thënë ose ma ndalon… është seni ma i keq kazino. Më i rrezikshëm s’ka”, u shpreh Ludo.
Për të dëgjuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:



